Oriana Fallaci: Asgjë s’të lëndon, trishton a dhemb më shumë se sa zhgënjimi…

Oriana Fallaci

Nga Oriana Fallaci

Asgjë s’të lëndon, trishton a dhemb më shumë se sa zhgënjimi, sepse zhgënjimi është një dhimbje që rrjedh gjithmonë nga një shpresë e shkuar, një humbje që lind gjithmonë nga tradhtimi i besimit apo ndryshimi i qëndrimit të dikujt apo diçkaje tek e cila beson.

E për ta duruar ndihesh i mashtruar, poshtëruar, viktimë e një padrejtësie që nuk e prisje apo e një dështimi që nuk e meritoje, ndihesh i fyer e qesharak, saqë herë pas here kërkon hakmarrjen, zgjedhje që mund të të bëjë të ndihesh i çliruar ndonjëherë, por që në shumë raste të kushton më shumë se falja…

ObserverKult

——————————————————————————

LEXO EDHE:

ORIANA FALLACI: JA ARSYEJA PSE MË PËLQEN DASHURIA…

Dashuria fizike më pëlqen, duhet ta kesh vënë re. Është një mjet për të folur, për të komunikuar, për të bërë shoqëri… Por arsyeja për të cilën më pëlqen nuk qëndron tek drithërima me të cilën na deh e na dorëzon drejt harresës.

Qëndron tek shoqëria që na dhuron dhe me të cilën na jep kurajë, tek ngushëllimi që ndiejmë tek zotërojmë një trup nga i cili ndihemi të tërhequr: ta bashkojmë trupin tonë me atë trup, ta ndiejmë brenda dhe mbi ne.

Disa thonë se dashuria fizike nuk është veçse një mjet riprodhimi. Për të siguruar vazhdimësinë e llojit, por gabohen rëndë …

Jo, dashuria fizike është shumë më tepër sesa një mjet për të siguruar vazhdimësinë e llojit. Është një mjet për të folur, për të komunikuar, për të bërë shoqëri.

Është një fjalim i bërë me lëkurë dhe jo me fjalë. Dhe, ndërsa zgjat, asgjë nuk e heq vetminë sa materialiteti i saj. Asgjë nuk të mbush dhe të pasuron sa prekshmëria e saj. Por është edhe droga më e fuqishme që ekziston. Fabrika më e madhe e iluzioneve dhe keqkuptimeve që na ka siguruar natyra.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU