Oriana Fallaci: Ja arsyeja pse më pëlqen dashuria…

Oriana Fallaci


Nga Oriana Fallaci

Dashuria fizike më pëlqen, duhet ta kesh vënë re. Është një mjet për të folur, për të komunikuar, për të bërë shoqëri… Por arsyeja për të cilën më pëlqen nuk qëndron tek drithërima me të cilën na deh e na dorëzon drejt harresës.

Qëndron tek shoqëria që na dhuron dhe me të cilën na jep kurajë. Tek ngushëllimi që ndiejmë tek zotërojmë një trup nga i cili ndihemi të tërhequr. Ta bashkojmë trupin tonë me atë trup, ta ndiejmë brenda dhe mbi ne.

Disa thonë se dashuria fizike nuk është veçse një mjet riprodhimi, për të siguruar vazhdimësinë e llojit, por gabohen rëndë …

Jo, dashuria fizike është shumë më tepër sesa një mjet për të siguruar vazhdimësinë e llojit. Është një mjet për të folur, për të komunikuar, për të bërë shoqëri.

Është një fjalim i bërë me lëkurë dhe jo me fjalë. Dhe, ndërsa zgjat, asgjë nuk e heq vetminë aq sa materialiteti i saj. Asgjë nuk të mbush dhe të pasuron sa prekshmëria e saj. Por është edhe droga më e fuqishme që ekziston, fabrika më e madhe e iluzioneve dhe keqkuptimeve që na ka siguruar natyra.

Pikërisht, droga e harresës. Iluzioni se harresa zgjat përgjithmonë. Keqkuptimi se do të dashuroheni me shpirt nga kush na dashuron vetëm fizikisht, nga kush e refuzon absolutizmin e dashurisë nga egoizmi ose frika.

Oriana Fallaci

ObserverKult

—————————————————————————-

LEXO EDHE:

Oriana Fallaci: Nuk të mbron askush, nga momenti që lind je e vetme…

“Xho, unë i urrej letrat. I konsideroj një mjet komunikimi për shurdhmemecët. Një letër nuk do të mundet kurrë të zbusë hidhërimin tënd.

Të të ndryshojë idenë që krijove për Amerikën duke njohur dy tipa si unë dhe Diku, të të shpjegojë se Amerika që nuk njohe, është më e mirë. Më e rëndomtë dhe më e mirë, më e mërzitshme dhe më e mirë. Një Amerikë që beson te ndershmëria, te morali, te liria. Deri në atë pikë sa t’i lërë të pashqetësuar tipat si unë, si Diku dhe si ti.

Një Amerikë që mund t’i mbijetojë katastrofës së madhe nën kërcënimin e së cilës. Ne krijesat që nuk meritojmë të mbijetojmë, u takuam dhe luftuam njëri-tjetrin. Po të shkruaj pasi mësova se ia mbylle derën Riçardit, neve.