Nga Oriana Fallaci
“Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim të tillë që të ndërmarrësh një sfidë që nuk është kurrë e mërzitshme.
Do të keni shumë gjëra për të bërë nëse lindni grua.
Si fillim, do të duhet të luftoni për të argumentuar se, nëse Zoti ekziston, ai mund të jetë gjithashtu një grua e moshuar me flokë të bardha ose një vajzë e bukur.
Atëherë do t’ju duhet të luftoni për të shpjeguar, se mëkati nuk lindi ditën që Eva kafshoi mollën: atë ditë lindi një virtyt i shkëlqyeshëm i quajtur mosbindje.
Më në fund, do t’ju duhet të luftoni për të provuar se brenda trupit tuaj të lëmuar dhe të rrumbullakët ekziston një zë që kërkon të dëgjohet.”
ObserverKult
Lexo edhe:
ORIANA FALLACI: JA ARSYEJA PSE MË PËLQEN DASHURIA…
Nga Oriana Fallaci
Dashuria fizike më pëlqen, duhet ta kesh vënë re. Është një mjet për të folur, për të komunikuar, për të bërë shoqëri… Por arsyeja për të cilën më pëlqen nuk qëndron tek drithërima me të cilën na deh e na dorëzon drejt harresës.
Qëndron tek shoqëria që na dhuron dhe me të cilën na jep kurajë. Tek ngushëllimi që ndiejmë tek zotërojmë një trup nga i cili ndihemi të tërhequr. Ta bashkojmë trupin tonë me atë trup, ta ndiejmë brenda dhe mbi ne.
Disa thonë se dashuria fizike nuk është veçse një mjet riprodhimi, për të siguruar vazhdimësinë e llojit, por gabohen rëndë …
Jo, dashuria fizike është shumë më tepër sesa një mjet për të siguruar vazhdimësinë e llojit. Është një mjet për të folur, për të komunikuar, për të bërë shoqëri.
Pikërisht, droga e harresës. Iluzioni se harresa zgjat përgjithmonë. Keqkuptimi se do të dashuroheni me shpirt nga kush na dashuron vetëm fizikisht, nga kush e refuzon absolutizmin e dashurisë nga egoizmi ose frika.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult