Oriana Fallaci: Gruaja vazhdimisht duhet të luftoj!

Nga Oriana Fallaci

“Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim të tillë që të ndërmarrësh një sfidë që nuk është kurrë e mërzitshme.
Do të keni shumë gjëra për të bërë nëse lindni grua.
Si fillim, do të duhet të luftoni për të argumentuar se, nëse Zoti ekziston, ai mund të jetë gjithashtu një grua e moshuar me flokë të bardha ose një vajzë e bukur.
Atëherë do t’ju duhet të luftoni për të shpjeguar, se mëkati nuk lindi ditën që Eva kafshoi mollën: atë ditë lindi një virtyt i shkëlqyeshëm i quajtur mosbindje.
Më në fund, do t’ju duhet të luftoni për të provuar se brenda trupit tuaj të lëmuar dhe të rrumbullakët ekziston një zë që kërkon të dëgjohet.”

ObserverKult

Lexo edhe:

Oriana Fallaci: Të dua tani e do të të dua përgjithmonë

Lumturia është vetbraktisja që në mesnatë na shpie në shtëpinë me portokalle dhe limonë. Aty ku hyjmë në majë të gishtave, pa na u bërë vonë fare për policët që kontrollojnë çdo lëvzje tënden.

Është aroma e jaseminit që ka lulëzuar poshtë dritares ku mbështetem. Ndërkohë ti përkulesh dhe këput një tufë, të cilën ma ofron së bashku me druajtjen tënde.

Por është një dhomë, mjerimi i së cilës nuk më bie më në sy, as poltronat e saj të lyrosur dhe rrjepur, as zbukurimet e palezetshme, as diplomat absurde nëpër korniza, sepse ti je pranë meje. Lumturi është edhe një puthje që s’e pret të jetë kaq e turpshme, ndërkohë që era fëshfërin mes degëve të ullinjve dhe na sjell ninullën e detit. Është një lot që papritur rrëshket mbi faqen tënde ndërsa më pëshpërit:

– Kam qenë kaq i vetëm. Nuk dua të jem më vetëm. Betohu se nuk do të më lësh më kurrë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU