Cila është historia që fshihet pas disa prej sipërmarrjeve më të rëndësishme në botë. Më poshtë shohim se disa emra markash erdhën nga përkthime, shpikje, dhe receta.
Nike- është emër që lidhet me perëndeshën e antikitetit grek, ku flatrat e fitores gjenden edhe në logon e kompanisë së njohur të veshjeve sportive.
Adidas– Nuk janë pak ata që besojnë historinë që thotë që emri është akronimi i fjalisë “All Day I Dream About Soccer”. Por origjina e emrit është tepër e thjeshtë, praktikisht është firma e krijuesit të saj Adolf Dasler, që të gjithë thërrisnin Adi.
Audi– Themeluesi, August Horch, iu sugjerua të përkthente në latinisht mbiemrin e tij, që në gjermanisht është i përafërt me fjalën “horën”, që do të thotë “dëgjo”, dhe që në latinisht përkthehet pikërisht “audi”.
Zara-, Një nga firmat më të njohura të veshjeve, e ka ndryshuar emrin e saj me shpejtësi. Themeluesi Amancio Ortega e kishte regjistruar si Zorba, nga filmi i njohur i viteve ’60, por dyqani i parë në La Korunja ishte jo larg një restoranti që quhej pikërisht Zorba dhe Ortega. Kështu, për të mos shqetësuar komshinjtë e ndryshuan në diçka të ngjashme.
Pepsi- Farmacisti Caleb Davis Bradham shpiku një pije me bazë uji, sheqeri, karameli dhe limoni që e quajti “Pepsi Cola” , nga fjala dispepsia, që tregon vështirësinë e tretjes.
Starbucks- Emri për zinxhirin e famshëm të kafesë u krijua nga pronarët e saj pothuajse rastësisht. Ata u mblodhën një mbrëmje dhe filluan të krijojnë fjalë që filluan me “st” pasi mendonin se këto 2 shkronja ishin një kombinim i shkëlqyeshëm. Më pas miqtë e tyre kujtuan një nga personazhet e Moby Dick, Starbuck.