Orkestra e Filarmonisë së Kosovës mban sot dy koncerte

Në kuadër të programit “Arti në shkolla,” Orkestra e Filarmonisë së Kosovës sot do të mbajë një koncert në dy termine, prej orës 14:00 dhe 15:00.

Nën udhëheqjen e dirigjentes dhe violinistes franceze Anna Göckel, orkestra do të prezantojë vepra nga Britten dhe Haydn.

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Filarmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova,” në pjesën e dytë të këtij koncerti, përkrah instrumentistëve të Filarmonisë së Kosovës, do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle./telegrafi

ObserverKult


Lexo edhe:

ALFRED UÇI: DUHET TË DISH TË LEXOSH, ÇFARË TË LEXOSH, E SI TË LEXOSH