Orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka filluar tashmë provat për koncertin e parë të këtij viti, nën drejtimin e dirigjentit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, “i njohur për energjinë dhe vizionin e tij artistik, me këtë koncert do të shënojë një kapitull të ri për Filarmoninë e Kosovës, duke sjellë një interpretim unik të veprave nga Sibelius, Bruch dhe Rachmaninoff.”
Koncerti do të mbahet më 17 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, prej orës 19:30.
ObserverKult
Lexo edhe:
FILARMONIA E KOSOVËS VJEN ME GALA KONCERTIN E VITIT TË RI- JA KUR MBAHET