Orkestra e Filarmonisë së Kosovës përmbylli vitin me Gala Koncertin

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka përmbyllur vitin me Gala Koncertin.

Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra solli një program ekskluziv, plot ekspresivitet dhe nostalgji.

Koreografitë e pavdekshme të mjeshtrit botëror Mikhail Fokine, të shoqëruara nga muzika e Tchaikovsky-t, Saint-Sawns-it dhe Adam-it, erdhën në skenë falë balerinit dhe koreografit ikonik italian Toni Candeloro dhe Martina Arduino, prima balerinës së “Teatro alla Scala” – Milano.

Mbrëmja solli gjithashtu virtuozitetin e dy instrumentistëve të jashtëzakonshëm: violinistes franceze Anna Göckel, fituese e çmimit prestigjioz “Révélations Classiques de l’ADAMI,” dhe trumbetistit të parë të Filarmonisë së Sofjes, Peter Makedonski.

Epilogu i mbrëmjes ishte Marshi i Radetzky nga Strauss, nën dirigjimin e violinistes 8-vjeçare Hana Ajeti.

Në vitin 2025, Filarmonia do të nisë aktivitetin me koncertin e parë më 17 janar 2025, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë. Soliste e koncertit do të jetë violinistja Abigeila Voshtina, ndërsa dirigjent italiani Jacopo Sipari di Pescasseroli./Telegrafi

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: A I ËSHTË DASHUR LETËRSIA NJERËZIMIT?