Oscar ndryshon rregullat: Ja çka duhet të përmbushin ata që aspirojnë nominimin për “filmin më të mirë”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se duke filluar nga viti 2024, produksionet që aspirojnë për një nominim për filmin më të mirë do të duhet të qëndrojnë në kinema për më shumë se një javë.

Vendimi nënvizon ndryshimin midis prodhimeve të destinuara për ekranin e madh dhe atyre të krijuara për transmetim.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm, ndërsa sezoni aktual i Oscar-it nuk do të preket.

Për herën e ardhshme, pas javës fillestare, do të duhet të shtohet një tjetër, në dhjetë nga 50 tregjet kryesore amerikane jo më vonë se 45 ditë nga data e debutimit në 2024.

Prodhimet kryesore të Studiove të Hollivudit zakonisht po ndjekin tashmë këtë kalendar. Por jo ato të shërbimeve të transmetimit, filmave të pavarur dhe shpërndarësve të huaj që zakonisht nuk qëndrojnë në kinema në qytetet e mëdha për aq gjatë./ a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

“EVERYTHING EVERYWHERE ALL AT ONCE” TRIUMFON NË “OSCAR”

Me shtatë Oscar, komedia e ashtuquajtur “e çmendur” “Everything Everywhere All At Once” (“Gjithçka, kudo dhe përnjëherë”) triumfoi në këtë ceremoni. Ky krijim fitoi Oscarin për filmin më të mirë. Duke u bërë kështu një nga filmat “më absurd” që fitoi këtë çmim të madh.

Një përzierje e aksionit, humorit dhe fantashkencës, filmi dukshëm mundi historinë intime të Steven Spielberg “The Fabelmans”. Tragjikomedinë “The Banshees of Inisherin” ose “Top Gun: Maverick”.

“Faleminderit Academy. Faleminderit studio A24. Ju e patë të çuditshmen tonë dhe na mbështetët”. Kështu tha producenti i filmit Jonathan Wang teksa merrte statujën e artë.

Ky film pati një sukses të papritur në kinema. Me më shumë se 100 milionë dollarë të ardhura.

Filmi artistik tregon aventurat e Evelyn Wang, një tregtare kinezo-amerikane – e luajtur nga Michelle Yeoh. Kjo e pushtuar nga shqetësimet e saj familjare dhe telashet e saj me taksat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult