Piktorja dhe poetja, Natasha Begaj, gjatë intervistës për “Pas mesnate” rrëfeu edhe momentin më të vështirë të jetës së saj.
Ajo tregoi se periudha më e vështirë ka qenë kur e bija duhej t’i bëhej operacion dhe as vetë mjeku s’e dinte se si do të shkonte.
Ajo tregon se iu desh që të pranonte se çdo gjë mund të ndodhte. Mes të tjerash, piktorja u ndal edhe tek një moment në studion e saj ku shkroi një pusullë për të bijën e cila po përballej me problemet shëndetësore, në të cilën shkruante: “Ose do të jetoj me ty ose do të iki bashkë me ty”.
“Kam një moment të vështirë, kur më thotë vajza ime se do të operohej.
Edhe vetë mjeku s’e dinte se si do te ecte puna. Kur më thotë ‘mami unë do të operohem’, e përgatita veten që një muaj më përpara. Ishte një rrugëtim shumë i vështirë ku më duhet të pranoja çdo gjë që mund të ndodhte.
Pikëpyetjet ishin aty të gjitha dhe para se të ikja nga studioja shkrova një pusullë ‘ose do të jetoj me ty ose do të iki bashkë me ty’.
Ndodhi e kundërta, e kaluam atë moment të vështirë të dyja. E kthyem në një energji të fuqishme dhe të bukur. Kur hynin infermieret ngazëlleheshim sepse ngazëllenim energjinë që na ndihmoi pafund.
Jam shumë e lumtur dhe falenderoj Zotin. Fëmijët janë të shtrenjtë sepse na rrisin ne si prindër por prindi ka një detyrë ku t’u tregojë rrugën fëmijëve se si duhet të ecin në rrugën e tyre pa i mbajtur nën sqetull”, tregoi piktorja. /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
“ZËRI I NJË SHPIRTI POETIK”, MBI LIBRIN E ZHULIANA JORGANXHI
Nga Josif Papagjoni
Lloje soje librash gëlltit tregu, titujt e tyre shpesh “ulërijnë”, por pak syresh radhiten në bibliotekat tona, si lexues që dimë të përzgjedhim.
Libri “Zëri i shpirtit tim – poezi të muzikuara” i Zhuliana Jorganxhiut, përgatitur për botim nga Ilir Çumani, është i mirëpritur për vetë emrin që ajo ka krijuar. Po ashtu për tekstet e saj të njohura.
Këto tekste e këngë i kanë dhënë, mbase, emër më të madh se shumëkujt tjetri, qoftë ky dhe një mjeshtër i shkrimit. Sepse kënga është hit. Këngën e marrim në buzë, në mendje, e fishkëllejmë
Kudo. Kurdo. Është si fryma. Ilir Çumani te ky libër i poeteshës së këngës është një dorëzanës, por një dorëzanës besnik. Sidomos i mbushur me mall.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult