Osho: Vetëm ata njerëz që janë në gjendje të rrinë vetëm, janë në gjendje të dashurojnë

Osho

Nga: Osho

Aftësia e të qenit vetëm, është aftësia e të dashuruarit. Kjo mund të duket paradoksale për ju, por nuk është.

Kjo është e vërteta ekzistenciale: vetëm ata njerëz që janë në gjendje të rrinë vetëm, janë në gjendje të dashurojnë, të ndajnë, të shkojnë në thellësi të bërthamës së tjetrit person – pa i poseduar të tjerët, pa u bërë i varur nga të tjerët, pa i reduktuar të tjerët në ‘një gjë’, dhe pa u bërë i droguar pas të tjerëve.

Ata e lënë tjetrin absolutisht të lirë, sepse ata e dinë se nëse tjetri largohet, ata do të jenë po aq të lumtur sa janë tani. Lumturia e tyre nuk mund të merret nga të tjerët, sepse nuk iu është dhënë nga të tjerët.

Kjo më nuk është nevojë, është luks. Ata i gëzohen shkëmbimit, ata kanë shumë lumturi, që do të donin ta ndanin me dikënd. Ata dinë si të luajnë, jeta e tyre është një instrument i vetëm.

Lojtari i flautit di si t’i gëzohet flautit vetëm, por nëse ai vjen e gjen një lojtar tupani, ata të dy do të gëzohen së bashku dhe do të krijojnë harmoni.

ObserverKult


jeta osho dashuria është

Lexo edhe:

OSHO: NË DASHURI MOS U BËJ LYPËS, BËHU PERANDOR. JEP.. DHE SHIKO ÇFARË DO TË NDODHË!

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Osho:

“Nëse e do një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qeni ajo që doje. Nëse e do një lule lëre të jetojë. Dashuria nuk është të zotërosh; dashuria është të dish të vlerësosh”.

“Ji vetvetja. Mos kërko kurrë të jesh ndryshe, kështu mund të piqesh. Maturimi është pranimi i përgjegjësisë së të qenit vetvetja, cilado qoftë kostoja”.

“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. Jo se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.

“Në dashuri mos u bëj lypës, bëhu perandor. Jep.. dhe shiko çfarë do të ndodhë!”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult