Osman Shehu: I kujtoj unë ditët, ato ditë me ty… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Këputa drandofilen” e kënduar nga Osman Shehu.

I kujtoj unë ditët, ato ditë me ty
E kujtoj harenë të bukurën melodi
Pa prit erdhi dita më le në vetmi
U tretën ditët tona për t’ëmblën dashuri.

K’puta trandofilen por kujt t’ja dhuroj.
Je diku larg meje tjetrin përqafon.
K’puta trandofilen por kujt t’ja dhuroj.
Je diku larg meje tjetrin përqafon.

Pa prit erdhi dita më le në vetmi
u tretën ditët tona për t’ëmblën dashuri

K’puta trandofilen por kujt t’ja dhuroj.
Je diku larg meje tjetrin përqafon.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

AURELA GAÇE: TRADHTAR (TEKSTI DHE KËNGA)

Aromë e saj, në trupin tënd, e ndjej më dhemb,
Çdo shenjë e saj, më ndjek si hije më çmend.
Jo nuk gjej forcën, as arsyen, ty të të fal,
Ti tradhtar, i lirë të shkosh, je i asaj.

A mendove kur më lëndove, a mendove se do t’qaj?
A besove se do t’kthehem, a besove se të fal?
A mendove kur më lëndove, a mendove se do t’qaj?
A besove se do t’kthehem, a besove se të fal?

Ja le, ja le, ja le,
Ja le, ja le, ja le,
Ja le asaj, ja le asaj
Ja le, ja le, ja le
Shpirtin, zemrën ja dhe,
Ja dhe asaj, ti tradhtar.

Imagjinova, puthja jote, në buzën e saj,
Nuk të mallkoj, nuk të ndaloj, je i asaj.
Të gjitha meri, mbylle derën, por mos harro,
Kur t’ngelesh vetëm, do m’kërkosh mos guxo.

A mendove kur më lëndove, a mendove se do t’qaj?
A besove se do t’kthehem, a besove se të fal?
A mendove kur më lëndove, a mendove se do t’qaj?
A besove se do t’kthehem, a besove se të fal?

Ja le, ja le, ja le,
Ja le, ja le, ja le,
Ja le asaj, ja le asaj
Ja le, ja le, ja le
Shpirtin, zemrën ja dhe,
Ja dhe asaj, Ti tradhtar.

Ja le, ja le, ja le asaj…

Ja le asaj, shpirtin asaj, zemrën asaj.
Ja le, ja le, ja le,
Ja le, ja le, ja le,
Ja le asaj, ja le asaj
Ja le, ja le, ja le
Shpirtin, zemrën ja dhe,
Ja dhe asaj, Ti tradhtar.