Pa në shitje një kopje të jashtëligjshme të romanit të tij, ja çfarë bëri Honore de Balzac

“L’Écho rochelais” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1839, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e shkrimtarit të shquar francez Honoré de Balzac, pas vënies re në shitje të një kopje të jashtëligjshme të romanit të tij “Illusions perdues”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Na sigurojnë se Z. de Balzac sapo ishte heroi i një aventure mjaft origjinale. Ja faktet :

Romancieri ynë më prolifik që, siç e dimë, ka një urrejtje të thellë për të gjithë falsifikuesit belgë, dhe madje ka botuar në një gazetë që Belgjika e bëri atë të humbiste një milion, pa, këto ditët e fundit, të ekspozuar në një dyqan të biblioteka e Pallatit Mbretëror, një kopje të një prej romaneve të tij, formati dhe teksti i të cilit nuk dukeshin shumë të ngjashëm me të tijët.

Në fakt, duke e parë nga afër, ai nuk vonoi ta njihte botimin e Brukselit, dhe menjëherë vendosi që krimi të bëhej i ditur dhe të ndëshkohej. Ai vrapoi te komisariati më i afërt i policisë: oficeri publik mungonte; pa u dekurajuar, ai u nis drejt një komisariati tjetër, por edhe aty nuk kishte njeri; Si arsye e këtij dështimi të dyfishtë, ai humbi durimin dhe u kthye në dyqanin e librarisë dhe, duke futur dorën në vitrinën që e ndante nga vepra e jashtëligjshme, ai e kap atë dhe e tërheq drejt vetes duke thyer kështu xhamin, dhe pastaj vazhdon qetësisht shëtitjen e tij nëpër galeri. Ky incident shkaktoi një thashetheme (zhurmë) të madhe, dhe shitësi i librave vrapoi pas njeriut që akuzohej si autor i shkeljes.

Zotëri, ishit ju, — i  tha ai romancierit tonë – që më thyet vitrinën time për të vjedhur një libër? — Jam unë. — Do të kërkoj që t’ju arrestojnë. — Kjo është ajo që po kërkoj. — Të ju çoj para komisarit. – Kjo është dëshira ime më e shtrenjtë. — Shkojmë; le të ecim. Shkoni e merreni atë nëse dëshironi, unë do t’ju pres këtu. — Ju doni të largoheni. — Më mbani në paraburgim në dyqanin tuaj. “Dhe kështu ndodhi. Pas një gjysëm ore të mirë, librashitësi kthehet me komisarin.” Ah ! më në fund zotëri, i bërtet autori i “Père Goriot” ndërsa ai hyn, ju kam kërkuar mjaft. — Ju! por njerëzit e llojit tuaj nuk e kanë zakon të më kërkojnë. — Gaboheni. Bëni procesverbalin tuaj. — Emri juaj? — Honoré de Balzac, i cili ju kërkoi nëpërmjet zotërisë që t’ju ftojë të konstatoni zyrtarisht krimin për të cilin zotëria është fajtor duke ekspozuar dhe debituar një falsifikim të romanit tim “Illusions perdues”.

Kush u bë me turp ? tregtari i librit, pa dyshim, i cili ra kështu në kurth.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France