”Pa vend” në Kanë, ndër premierat me të rëndësishme për Kosovën

Filmi ”Pa vend” nga Samir Karahoda shfaqi në Kanë ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani. Filmi u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe garon për ”Palmën e Artë”.

Qendra Kinematgrafike e Kosovës ka bërë të ditur se prezent në premierë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili erdhi në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë (“Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”).

”Filmi ”Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

“Ekipi i filmit përbëhet nga:
Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati”, thuhet në postimin e QKK-së.