Ndoshta të mos jesh është si të jesh pa ty,
Pa hapin tënd që ndal frymën e dritës në mesditë
Si një lule blu, pa hijen tënde që shkon
Tek e vona mes mjegullash, shkëmbinjsh,
pa pishtarin e dritës që ti mban në dorë
atë ngjyrë ari që dro‘ tjetërkush nuk e sheh
atë që ndoshta asnjë nuk e besoi se kish çelur
lule trandafilin fismirë që shkëlqen
pa qënien tënde, në fund të fundit, pa ardhjet
e tua të befta, muzëplota, si me ma njoftë rritën
Përflakjen truplartë të trëndafilit, pâh i bardhë i puhizës:
dhe kështu pra unë jam sepse ti ekziston:
e prej se “ti ekziston”, dhe unë jam, se dhe ne
shpirtfalë dashurisë, ti do jesh, unë do të jem,
ne do të ja dalim të jemi…
Në shqip: Alban Bala
ObserverKult
Lexo edhe:
JA PSE PABLO NERUDA U ELIMINUA NGA REGJIMI KILIAN I KOHËS
Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të Universitetit Mekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues të Çmimit Nobel për Letërsisë.
Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura e Augusto Pin oçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij.
Tani grupi i ekspertëve ndërkombëtarë e konfirmoi përfundimisht ekzistencën e këtyre baktereve në eshtrat e Pablo Nerudës, të cilat “ishin në trupin e tij në momentin e vdekjes”. Sipas studiuesve ai u “helmua 12 ditë pas grushtit të shtetit”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult