Kur s’muj me ta pa fytyrën
t’i këqyri shputat.
Shputat prej ashti t’lakuem,
të vocrrat shputa të vrazhd’ta.
E di se ato të mbajnë,
edhe pesha jote e ambël
ngritet mbi to.
Beli yt e gjinjtë,
e vjollcja e mbyllët
e thithave tua,
qeskat e syve të tu
të posaikun fluturimthi,
goja jote fryt e gjanë,
gërshetat e kuqe,
kulla jeme e vogël.
Por t’i due shputat
veç pse kanë ecë
nëpër krejt tokën e krejt
frymën e krejt ujënat,
deri m’kanë gjetë mue.
Përktheu: Fisnik Ismaili
ObserverKult
Kliko edhe: