“Paga sa për mbijetesë”, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në prag të grevës (video)

Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet.

Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, ka thënë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.

Aktorët kanë thënë  se paga e tyre aktuale ofron mbijetesë, por jo jetesë të dinjitetshme. MKRS-ja nuk i ka komentuar paralajmërimet e sindikalistëve për grevë. /REL

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS U DHURON MBI 30 BIBLIOTEKAVE RRETH 600 TITUJ TË LIBRAVE