“Paganini” do të ngjitet në teatrin e Gjenovës, me fustanellën shqiptare

“Paganini” do të ngjitet në teatrin e Gjenovës, me fustanellën shqiptare

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka qenë e pranishme në ambientet e Shkollës së Baletit, ku ka ndjekur një pjesë të koreografisë së përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët së shpejti do të ngjiten në skenën e teatrit të Gjenovës.

“Fat të takoja sot në Tiranë balerinin dhe koreografin e famshëm Patrick de Bana, por edhe më me fat të ndiqja një pjesë me koreografinë e tij të interpretuar nga nxënësit e talentuar të Shkollës së Baletit”, shkruan në një postim në rrjetet sociale, ministrja Margariti.

“Paganini” është një vepër e re që do të ngjitet në skenën e teatrit të Gjenovës, interpretuar nga të rinjtë tanë, veshur me fustanellat e bardha.

Për këtë projekt dhe të tjera argumente, ministrja Margariti ka diskutuar me koreografin De Bana dhe drejtoren e Shkollës së Baletit, Blerina Arbana, transmeton “ATSH”.

“Një atmosferë plot shpresë për balerinët e rinj, por edhe për skenën tonë”, e ka vlerësuar ministrja, atmosferën e krijuar në Shkollën e Baletit përpara udhëtimit drejt Gjenovës.

“Paganini” do të ngjitet në teatrin e Gjenovës, me fustanellën shqiptare

Lexo edhe:

KUR FAIK KONICA VESHUR ME FUSTANELLË MBAJTI FJALIM BRILANT NË UASHINGTON

Ishin vitet ‘30-të, kur në një pritje në Uashington, diplomati shqiptar Faik bej Konica, nuk mbante në trup frakun e zakonshëm, por një kostum popullor të Toskërisë.

Kjo bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ai. Faik beu i Shqipërisë ishte ndoshta, diplomati më i njohur në atë pritje, aq sa gazeta “Washington Post” shkruante: Nëse trupi diplomatik në Uashington do kishte orkestër simfonike, Faik beu i Shqipërisë, do të ishte dirigjenti”...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU