Qendra e kongresit “The Palais des Festivals” në Kanë, do të duhej të ishte duke u bërë gati t’i mirëpres disa prej emrave më të mëdhenj të showbizit mbi qilim të kuq.
Por në vend të kësaj, objekti ku mbahet festivali prestigjioz i filmit i ka hapur dyert për të pastrehët, të cilët nuk kanë ku të shkojnë gjatë kësaj periudhe vetizoluese për shkak të koronavirusit, transmeton Koha.
Festivali i përvitshëm në rivierën e bukur franceze planifikohet të mbahej nga 12 deri më 23 maj, por javën e kaluar organizatorët e bënë të ditur lajmin se po e shtyjnë të ngjarje për fund të qershorit.
“I kemi afërsisht 50 dhe 70 njerëz të cilët vijnë këtu çdo natë,” ka bërë të ditur Dominique Aude-Lasset, zyrtarë i bashkisë së qytetit të Kanës.
Në hyrje të ndërtesës “The Palais des Festivales”, një punëtorë i veshur me kostum mbrojtës ua matë temperaturën të pastrehëve, para se të lejohen brenda. Atje, ata shërbehen me ushqim, kanë mundësi të lahen si dhe të argëtohen duke shikuar televizion në një zonë të përbashkët. Ndërsa shtretërit e fjetjes janë vendosur në largësi të duhur nga njëri tjetri. Po ashtu, atyre u mundësohet t’i marrin me vete edhe kafshët.
“Ne e dimë se kafshët janë shoqërues të çmuar për të gjithë njerëzit që jetojnë në rrugë,” ka deklaruar Aude-Lasset.
Para tetë ditëve, presidenti i shtetit Emmanuel Macron, iu tha 67 milionë banorëve të Francës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ta ruajnë veten nga kjo pandemi dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit. Dhe natyrisht se vetizolimi është problem për 12.000 të pastrehët e llogaritur të vendit, të cilët jetojnë nëpër rrugë.
Njerëzit brengosen se koronavirusi do të ketë ndikim të madh tek personat e pastrehë, të cilët shpesh jetojnë pas pasur qasje te mjetet e duhura sanitare dhe pësojnë sëmundje të ndryshme. Shumica prej tyre varen nga ndihmat që publiku ua jep në baza ditore, e të cilët tani janë të ngujuar në shtëpitë e tyre./ ObserverKult