Meka nga qielli
Qendrore për pelegrinazhin mysliman është Xhamia e Madhe e Mekës e cila strehon Qaben. Një strukturë në formë kubi të mbështjellë me mëndafsh të zi me vargje të Kuranit të thurura në të me fije ari dhe argjendi.
Myslimanët besojnë se profeti Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili ndërtuan Qabenë si shtëpinë e Zotit.
Struktura është ndërtuar dhe rindërtuar disa herë me rinovimin e fundit të madh që ndodhi në vitin 1996 për të forcuar themelin e saj.
Kudo që janë në botë, myslimanët kthehen me drejtim kah Qabeja kur kryejnë lutjet e tyre.
Për të akomoduar miliona pelegrinë që marrin pjesë zakonisht në pelegrinazhin vjetor, terrenet e Xhamisë së Madhe janë zgjeruar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.
Në vitin 2019, Arabia Saudite njoftoi se kishte pranuar më shumë se 95 milionë pelegrinë gjatë 50 viteve të fundit dhe se kishte në plan të priste 30 milionë pelegrinë për Haxh dhe Umrah çdo vit.
Imazhet satelitore të Google Earth të kapura nga viti 2004 deri në dhjetor 2020 tregojnë se sa shpejt është zgjeruar qyteti i shenjtë.
Për myslimanët, Haxhi ri-kujton veprimet e Profetit Muhamed në “pelegrinazhin e tij lamtumirës” në 632 (sipas kalendarit diellor). I cili ndjek gjurmët e profetëve Ibrahim dhe Ismail në shkretëtirën arabe.
Kjo është një shtyllë qendrore e besimit islam që synon të pastrojë ithtarët nga mëkati dhe t’i afrojë ata më pranë Zotit.
Haxhi bie në 8 të Dhul al-Hixhah, muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit në kalendarin hënor islamik i cili zhvendoset 10-12 ditë më herët çdo vit.
Pelegrinazhi zgjat pesë ditë dhe përfshin udhëtimin në vendet kyçe përreth Mekës duke përfshirë Mina, malin Arafat, Muzdalifah, Xhamaret dhe Xhaminë e Madhe.
Të hedhim një vështrim në procesin hap pas hapi në infografinë më poshtë.
Atje, siç edhe dihet, për qindra vjet, pelegrinë nga e gjithë bota do të udhëtonin me deve ose me anije për javë me radhë për të arritur në Mekë.
Me lehtësinë e udhëtimit modern ajror, ky udhëtim tani mund të përfundojë brenda disa orësh.
ObserverKult
Për më shumë lidhur me Mekën mund të klikoni këtu
———————-
Lexo edhe:
Fragment nga “Gjuetari i balonave”: Vjedhja ishte emëruesi i përbashkët i të gjitha mëkateve!