Pamje rrëqethëse, ja si dukej Shqipëria më 2 korrik 1990

Me thirrjet “Liri-Demokraci”, populli ishte bërë njësh kundër mureve të rrethimit socialist dhe atyre të ambasadave të huaja në Shqipëri.

Ishte kjo ditë, goditja më e rëndë që njohu deri ato orë të vështira, regjimi diktatorial i shtetit të vogël të Ballkanit: i shkëputur krejtësisht nga bota.

Tashmë, qytetarët shqiptarë kishin rrëzuar pushtetin absolut të izolimit, që i ndante me botën e lirë, për t’u bërë pjesë e saj përgjithmonë.

Kjo ngjarje i dha një krisje të madhe gjithë nomenklaturës komuniste. Në një mbledhje të Byrosë Politike, Ramiz Alia do t’u drejtohej të pranishmëve:

“Ngjarja e 2 korrikut, i zuri në befasi organizmat tona dhe pas saj, u krijua një situatë e rëndë.

Në këtë ngjarje, pasqyrohet puna e dobët, veçanërisht e Sigurimit të Shtetit…

Është e çuditshme që organet tona, emrat e atyre që ishin futur në Ambasada nuk i dinin, kështu u detyruan t’i merrnin nga kërkesat për pasaporta.”,/konica.al


Lexo edhe:

Dokumenti sekret për Ramiz Alinë: Nëndrejtori i ATSH-së tallet me Dritëro Agollin

ObserverKult