I cilësuar si një “parajsë e vogël”, lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.
Për shkak të bukurisë mahnitëse dhe natyrës së paeksploruar, lumi i Shalës është përfshirë edhe në guidat e agjencive turistike.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga lumi i Shalës i cili vitet e fundit është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të kristalta nga lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama me pamjet mahnitëse të kësaj zone.
Në një udhëtimi nga kryeqyteti Tirana deri në Koman që zgjat rreth 3 ore, i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës, kjo zonë u ofron aventurierëve një panoramë nga ato që sipas turistëve të huaj ngjajnë me Tajlandën e largët.
Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.