Pamje magjepsëse nga lumi i Shalës, ‘Tajlanda shqiptare” mes alpeve (Video)

I cilësuar si një “parajsë e vogël”, lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.

Për shkak të bukurisë mahnitëse dhe natyrës së paeksploruar, lumi i Shalës është përfshirë edhe në guidat e agjencive turistike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga lumi i Shalës i cili vitet e fundit është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të kristalta nga lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama me pamjet mahnitëse të kësaj zone.

Në një udhëtimi nga kryeqyteti Tirana deri në Koman që zgjat rreth 3 ore, i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës, kjo zonë u ofron aventurierëve një panoramë nga ato që sipas turistëve të huaj ngjajnë me Tajlandën e largët.

Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

MIRËMËNGJES 😊

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje të kristalta nga lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë 🙏

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 10. Juli 2020