Pamje të rralla të papublikuara nga rrënojat e Titanikut (Video)

Një video e rrallë e cila nuk është parë asnjëherë në publik pritet të sjellë detaje të reja nga anija e fundosur dhe legjendare Titanik.

Pamjet janë marrë në vitin 1986 ku është xhiruar nëpër rrënojat e anijes. Video do të publikohet nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.

Pamjet prej më shumë se 80 minutash dëshmojnë disa nga arritjet e jashtëzakonshme të zhytjes së udhëhequr nga Robert Ballard. Duke shënuar herën e parë që sytë e njeriut mund të shihnin anijen gjigante oqeanike që kur e goditi një ajsberg dhe u fundos në Atlantikun e Veriut në prill 1912.

Rreth 1500 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit të parë të anijes nga Southampton, Angli, në qytetin e Nju Jorkut.

Një ekip nga Instituti Oqeanografik Woods Hole me qendër në Massachusetts, në partneritet me organizatën franceze të eksplorimit oqeanografik zbuluan vendin e fundit ku ndodhej anija. Kjo është mundësuar duke përdorur një kamerë nënujore.

Nëntë muaj më vonë, ekipi u kthye në vend me zhytësin e famshëm kërkimor dhe tre ekspertë të tjerë të cilët cili morën imazhe ikonike të brendësisë së anijes.

“Më shumë se një shekull pas humbjes së Titanikut, historitë njerëzore të mishëruara në anijen e madhe vazhdojnë të jenë të gjalla”, kështu deklaroi eksploruesi i oqeanit dhe regjisori James Cameron.

“Si shumë të tjerë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën brenda rrënojave. Duke publikuar këtë pamje, instituti po ndihmon të tregohet një pjesë e rëndësishme e një historie që përfshin breza dhe rrethon globin.”

Imazhet publikohen pasi shënohen 25 vite nga publikimi i filmit të famshëm Titanik që rrëfeu historitë e anijes së famshme./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

A KISHTE VEND EDHE PËR JACK TE DERA? MË NË FUND, DEL E VËRTETA MBI FUNDIN E FILMIT “TITANIC”

Titanic”është një nga filmat më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Ky film ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e miliona shikuesve.

Kjo falë një prej historive më të paharrueshme të dashurisë të parë ndonjëherë në kinema.

Askush nuk dyshon në cilësinë e vetë filmit, por që nga viti 1997 ka një debat pa fund, i fokusuar në fundin e këtij filmi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult