reklamë

Pamjet e reja të Ibrahim Tatlises shqetësojnë fansat, shfaqet në gjendje jo të mirë, pas problemeve shëndetësore

Artisti i njohur turk, Ibrahim Tatlıses, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është fotografuar së fundmi në zonën e Ilıca-s, në Çeşme, ku po qëndronte për të pushuar.

Ikona e muzikës turke u pa në një ambient në zonën e Ilıca-s, ku të pranishmit e pritën me shumë entuziazëm. Ajo çfarë bëri më shumë përshtypje ishte ndyshimi fizik i këngëtarit i cili dukej dukshëm më i dobët, duke ngjallur shqetësim tek fansat. 

Pas proceseve të vështira të trajtimit dhe rehabilitimit, Tatlıses ka zgjedhur të qëndrojë në Izmir për të pushuar dhe për t’u rikuperuar. Siç shkruajnë mediat turke ai u ndal për të biseduar me fansat që e njohën dhe iu afruan.

ObserverKult


Lexo edhe:

Reshat Arbana i emocionuar, kujton rrugëtimin e tij në skenë