Pamjet që nuk dolën kurrë më parë: Byroja dhe udhëheqja e lartë komuniste në stërvitje…

Publikohen tri fotografitë e panjohura të periudhës së fillimit të viteve ’70-të, me imazhe që janë fiksuar në celuloid. Pas përfundimit të një stërvitjeje të madhe ushtarake, që filluan të zhvilloheshin dendur nga fundi i vitit 1968. Pak muaj pasi Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Çekosllavakinë.

Siç shihet dhe nga fotot në fjalë që janë të një cilësie të lartë, aty duken qartë pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste të asaj kohe. Duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike, Këshillit të Ministrave. Dhe disa nga hierarkët më të lartë komunistë të kohës, anëtarë të Komitetit Qëndror të PPSH-së. Dhe deri te drejtuesit kryesorë të organeve të Drejtësisë (apo, siç njiheshin ndryshe në atë kohë, si organet e ‘diktaturës së proletariatit’). Si Sigurimi i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Lartë, Hetuesia etj.


Në këtë stërvitje ushtarake që i mendohet se i përket dhjetorit të vitit 1972, apo janarit të vitit 1973 dhe zhvilluar në zonën e Bizë-Martaneshit. Përveç katër figurave kryesore të Byrosë Politike, (Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut dhe Ramiz Alisë). Kanë pozuar afro 100 eksponentë të lartë të regjimit komunist shqiptar të asaj kohe. Duke filluar që nga kryeministri, ministra dhe zv.ministra. Sekretarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Sekretarë të Komiteteve të Partive të rretheve të ndryshme të vendit, ushtarakë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, drejtues të organeve të Drejtësisë, etj.

Në qendër, duket qartë kryeministri Mehmet Shehu (në mes të grupit) dhe në të dy krahët e tij, vijnë: Beqir Balluku, Haki Toska, Adil Çarçani, Hito Çako. Sulejman Baholli, Aranit Çela, Petrit Dume, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Mihallaq Ziçishti. Llambi Ziçishti, Pirro Dodbiba, Bato Karafili. Myqerem Fuga, Xhafer Spahiu, Dhori Panariti. Spiro Koleka, Rita Marko, Abdyl Këllezi, Nesti Nase, Shefqet Peçi. Manush Myftiu, Rrahman Përllaku, Rrahman Hanku. Aleks Verli, Milo Qirko, Rebani Shehu. Andon Sheti, Spiro Shalësi. Ernest Jakova, Shefqet Musaraj, etj.

Këto shkrepje, nuk u bënë kurrë publike në atë kohë dhe përveç veshjeve (xhupat, çizmet, kokoret, palltot, etj.). Që asokohe disponoheshin vetëm nga udhëheqja e lartë komuniste, që për ushtarakët e niveleve më të ulta ishin “molla e ndaluar”. Një nga arsyet kryesore mendohet se ka qenë edhe vendi i stërvitjes. Që ishte dhe mbahej “tepër sekret, i një rëndësie të veçantë”. Arsyeja tjetër ishte, se shumica e pjesëmarrësve, në vitet e mëvonshme, do të goditeshin. Apo dhe do të eliminoheshin fizikisht, nga vetë regjimi komunist./Memorie.al

———————

Lexo edhe:

JA SI DUKEJ KISHA E LAÇIT MË 1936- ATY KU MBETËN TË PARALIZUAR 32 USHTARË TË ENVER HOXHËS

ObserverKult