Në Panairin e Librit në Leipzig’ 24, mori pjesë edhe sivjet Kosova, e cila u përfaqësua nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Në shtandin e Bibliotekës u prezantuan botimet më të reja të Kosovës.
Shtandin e Kosovës në panair e vizituan përfaqësues të Panairit të Librit në Lajpcig, ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Adia Sakiq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Pjesëmarrja e Kosovës në Panairin e Librit në Leipzig ishte përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndryshe, ky panair u mbyll dje më 24 mars 2024.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇELET PANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT, EDHE SIVJET KOSOVA ËSHTË PJESËMARRËSE
Ka hapur dyert Panairi më i madh i Librit në botë, në Frankfurt të Gjermanisë, edicioni i 75-të me mesazhin “Fjalët bashkojnë botën”.
Në këtë panair, janë mbi 7.500 ekspozues me mbi 285.000 profesionistë të fushës nga e gjithë bota që marrin pjesë në panair. Ndërsa tradicionalisht, e pranishme në këtë panair është edhe Kosova, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult