Panairi i librit “Tirana 2023”, këta janë anëtarët e jurisë

Nga data 15 deri më 19 nëntor në Tiranë do të zhvillohet Panairi i librit, edicioni i 26-të.

Juria këtë vit do të përbëhet nga këto personalitete të letërsisë dhe kulturës:
Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese – kryetare
Aristotel Spiro – përkthyes, gjuhëtar
Enkel Demi – shkrimtar
Erion Kristo – pedagog, përkthyes
Monika Stafa – gazetare e kulturës

Autori, përkthyesi, libri më i mirë për fëmijë  etj i vitit 2023 do të përzgjidhen për këto çmime të mirëpritura.

Në konkurrim do të përfshihen të gjitha botimet pas Panairit të 25 të Librit (dhjetor 2022 – nëntor 2023), përjashtuar ribotimet. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook,  Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Ndërsa sipas njoftimit bëhet me dije se mund të futen në garën e çmimeve me librat e tyre të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.

Shumë libra janë paraqitur dhe shumë të tjerë priten ende! Data e fundit e dorëzimit të librave është 3 nëntor 2023.

Ndryshe, të gjithë të interesuarit (autorë, botues, përkthyes) mund të dorëzojnë brenda kësaj date nga një kopje të librit/librave që ata propozojnë për çmim.

ObserverKult


ardita jatru

Lexo edhe:

NUK KAM DITUR ASNJËHERË T’I MBLEDH SHTËPITË NËPËR KUTI… POEZI NGA ARDITA JATRU

Poezia “Druaj…” e poetes Ardita Jatru

Druaj se dy fjalë bëjnë një poezi.
Tingulli i qelqit që m’u kris buzëve
ndërsa pija pasditen e hidhur me fund,
druaj se ishte, por e harrova shpejt.

Druaj se kemi ngecur në një traumë.
Tërhoqëm symbyllur ciklet e hënës
dhe kur i hapëm, na dolën qirinjtë mangut.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult