Pandemia “e prek” edhe Jazz-in, rrezikohet mbajtja e koncerteve

“The Village Vanguard” në New York është vendi ku janë incizuar albume live nga John Coltrane, Bill Evans dhe Sonny Rollins. Mirëpo, historia nuk është e mjaftueshme për ta mbrojtur nga ndikimi ekonomik që po ka pandemia

Kur Christian Scott e Tunde Adjuah udhëhiqte grupin e tij në “Blue Note” në mes të marsit, kryetitujt ishin për rritjen e rasteve me koronavirus çdo ditë e më shumë. Por Adjuah, trumbetisti i lindur në New Orleans, nuk e kishte idenë se ato performanca do të ishin të fundit për të – apo për “Blue Note” – në të ardhmen e paparashikueshme, shkruan “The New York Times”. 

“Dreqi e marrtë, lani duart!”, i ka thënë ai turmës, siç mund të dëgjohet në “Axiom” albumin e tij të ri live pas rezidencës njëjavore. “Por ne nuk jemi duke u larguar”.

Të gjitha koncertet janë në rrezik, por ndoshta zhanri më i prekshëm është jazzi, i cili varet nga ekosistemi i brishtë i performancave nëpër hapësira. Në New Yorkun e para pandemisë, në qendrën komericale dhe kreative të këtij zhanri, muzikantët e rinj shfaqnin talentin e tyre e veteranët luanin nëpër hapësira prestigjioze si “Village Vanguard” dhe “Blue Note”. Është një rrjet ekonomik dhe kreativ që akoma e mban zhanrin për dekada.

Por pasi që bizneset kanë vuajtur gati gjashtë muaj, hapësirat në New York kanë filluar që të japin alarmin që pa një fond qeveritar mund të mos mbijetojnë gjatë. Edhe me mbështetje, disa pronarë kanë thënë që virusi mund të ketë katandisur bizneset e tyre.

Një hapësirë e tillë është “Iridium”, me 170 ulëse afër “Times Square” që ka qenë shtëpi për kitaristin legjendar Les Paul.

“Ka 50 për qind mundësi që ‘Iridium’ të mos hapet”, ka thënë Ken Sturm, njëri nga pronarët. “Klubet e vogla si ne mund të mos ekzistojnë”, ka thënë ai.

Shumë klube kanë nisur që të mbajnë koncerte online, duke u dhënë disa mundësi muzikantëve që të rikthehen në punë. Por pa mundësinë për të ushtruar artin e tyre në hapësirat e mbushura me njerëz – duke nuhatur të njëjtin ajër si publiku i tyre dhe duke ndier reagimin në kohë reale – muzikantët kanë thënë se e kanë humbur qasjen në terren me të pasur në botën e jazzit.