Artisti Pandi Laço nuk i ka kursyer kritikat e tij për Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH, me një ese plot sarkazëm, ku tallet me organizatorët dhe sajon edhe një bisedë me drejtuesen e festivalit Arbana Osmani e cila në vitin 2083 vjen nga Marsi ku ka ndërtuar shtëpinë e Big Brother dhe mezi kujton netët e festivalit.
Postimi i Pandi Laços në Facebook
“Viti 2083
Pallati i Kongreseve !
Festivali i 122 i Këngës ne Instagram, Facebook, Tik – Tok!
( Pasi “Video vrau yllin e Radios” dhe “Instagrami vrau yllin e
Televizionit”, Radio-Televizioni kaloi në faliment. E megjithëse RTSH nuk
ekziston më, Festivali ka mbetur një patente antike e cila ka kaluar si PPP nga
duart e një oligarku tek një tjetër).
Në skenë shfaqet moderatorja e Festivalit, Krishna Kapoor!
(Krishna është stër-stërmbesa e Raj Kapoor, aktorit të famshëm Indian të
filmit “Zotnia 420” , por është qytetare me pasaportë shqiptare, pasi familja e
saj prej më shumë se gjysëm shekulli jeton në rezidencën EMMAR – Marina Yacht të
qytetit Durrës)
Krishna – Zonja e zotërinj mirëmbrëma! Festivali i Këngës në Shqipëri
tradicionalisht ka qenë i lidhur me Festat e fundvitit dhe në mënyrë të veçantë
me Vitin e Ri ! Por siç e dini sipas kalendarit hindu , Viti i ri fillon më 11
prill, ditën e parë të pranverës. E pra prej kohësh ky festival nuk zhvillohet
më në dhjetor si dikur, por pikërisht ne pragfestën e Vitit të ri për të gjithë
komunitetin hindu.
Por sonte kam një surprizë për ju! Sepse për të hapur siparin e këtij
festivali, kam ftuar një Zonjë të nderuar që vjen nga shumë larg!
Ajo vjen nga planeti Mars, aty ku siç e dini ka një komunitet të spikatur
shqiptarësh! Siç e dini, ky komunitet u ngul në Planetin e Kuq, rreth gjysëm
shekulli më parëe, atëherë kur autorët e programit televiziv Big Brother vendosën
ta ndërtojnë shtëpinë e banorëve pikërisht aty – Në Mars !
Konkurentët vazhdojnë të rezistojne aty prej më shumë se 50 vjetësh, ndërsa
Vellai i Madh i vëzhgon.
Qysh atëherë, zonja që do të ftojmë sot, ka ndërtuar jo vetëm rezidencën,
por edhe jetën në atë planet.
Zonja e zotërinj, më njoftojnë se para pak është ulur anija e saj kozmike ne
fushën e Air Albania.
Kështu që përgatitemi të presim në këtë skenë, një zonjë që ka një shekull
mbi shpinë! Zonja e zotërinj A. O. !
( Hyn personazhi i ftuar)
Krishna – Mirëse vini zonjë në Festival !
A. O. – Mirëmbrëma yjeee!
Krishna – Si ju shkoi udhëtimi zonjë..?
A. O. – Ohhh…spektakël fare ! Shumë pak turbolenca….Ja ku është Marsi, me
tunelin e ri …
Krishna – Besoj ju ka marrë malli për këtë skenë…
A. O. – Shumë fare…
Krishna – Çfarë ju mungon më shumë..?
A. O. – Çfarë më mungon ..? Më mungojnë (merr frymë thellë) …yjet …!
Krishna – Yjet e qiellit jaëe po ato, besoj shihen edhe nga Planeti juaj ..?
A. O. – Jo ato të qiellit! Yjet e tokës! Yjet e dikurshëm të BB!
Krishna – Ju mirëkuptoj! 61 vjet më parë …pikërisht gjysma e moshës së
Festivalit! Ju keni qenë në ketë skenë…
A. O. – Më duken si vite drite larg! Ka qenë një eksperiencë mahnitesë!
Krishna – Çfare mbani mend?
A. O. – Në fakt nuk mbaj mend shumë… sepse menjëherë pas Festivalit filloi
edicioni i radhës së BB YJE dhe eksperiencat më ngatërrohen pak. Edhe vitet bëjnë
të veten!
Krishna – Po mirë , besoj këngët e atij viti duhet t’ju kujtohen? Normalisht
i ruani në një USB?!
A. O. – Për fat të keq jo…! Dhe a e dini pse? Në Mars muzika është e
censuruar. Ose më saktë është sakrilegj! Quhet ndotje akustike! Aty ekziston një
qetësi olimpike! Rrezikon deri 100 vjet internim në planetin e pabanuar Uran,
ai që tenton të dëgjojë edhe një notë të vetme muzikore!
Krishna – Shumë tragjike! Nuk e dinim këtë fakt! Po si mund të jetë jeta pa
muzikë?!
A. O. – Jeta pa muzikë …? Është kulminacioni i kënaqësisë që mund të provoje
qenia marsiane! Shumë shpejt do të vije koha që ta provoni këtë ndjesi dhe ju
tokësorët…
Krishna – Mendoj se është shpejt ende. Kompania që ka të drejtat e
organizimit të Festivalit, e ruan këtë të drejtë dhe për 257 vjet të tjera. Kam
përshtypjen që nëse qeveria e Parlamenti aprovojnë një ligj të tillë për
ndalimin e muzikës e rrjedhimisht Festivalit, duhet të paguajë një gjobë të
majme!
A. O. – Po besoj s’ëshëe e para herë që ndodh kjo gjë… të gjithe ata që janë
dëmshpërblyer nga qeveria, kanë ndërtuar rezidenca të jashtezakonshme në Mars…
Krishna – Ta lëmë politikën e para se të bëjmë prezantimin e parë, le të
flasim pak për BB YJE ..Ç’po ndodh me ta? U bë më shumë se gjysëm shekulli që
janë brenda në shtëpi..
A. O. – Asgjë e veçantë ..është një rutinë tashmë! Hyjnë banorë të rinj, po
të vjetrit nuk pranojnë të dalin… Mund të them se shtëpia tani numëron 6854
banore! Të gjithe yje!
Krishna – Kë shihni ju si pretendent për ta fituar këtë edicion…?
(Vijon – Çdo referencë ndaj njerëzve ekzistues ose ngjarjeve reale mund të
jetë edhe rastësi)”
Lexo edhe:
DENIS DYRNJAJA: “NË BIG BROTHER VIP QENKA FUTUR EDHE JOZEFINA TOPALLI”
ObserverKUlt