Poezi nga Pano Taçi
Në derën e një plake të thinjur trokita,
ku shpirtin dikur pata nginjur
e buzët përnrita.
E pashë, më pa,
E njoha, ajo nuk më njohu.
Stapi ku mbështes pleqërinë më ra.
M’u bë se më tha:
– Afrohu…
Kur sy përdhe më pa,
– S’më njeh, i thashë, pa kujtohu?
A s’jam unë që shkëlqeja
si një yll në sytë e tu?
Të rrahurat e zemrës bëra t’ia ndieja,
asgjë, akull, m’u drodh shpresa
kur më tha: Kush je, ç’të solli këtu?
I thashë: – Ndjenja…
Përdore më mori harresa
të të bie në gju
e shpirtin për ç’ti mardh t’ua ngroh.
– Largohu, m’u përgjigj, s’të njoh.
Për ç’ka mendja me gënjehu,
zemra m’u bë copa-copa.
Kuptova, nuk jam Odiseu
e ajo nuk është Penelopa,
që më tha: ç’pret kthehu…
jeto harrimin
me trishtimin
e bukurisë së vrarë në sy.
Siç erdha nëpër tym,
ika nëpër humbëtim
nuk ish rinia,
aty qe pleqëria.
*Titulli i origjinalit “Hija”
ObserverKult
Lexo edhe:
DASH KALOÇI: POEZIA-AMANET E PANO TAÇIT, MË THA ‘BOTOJE DITËN QË UNË DO VDES’
Tregojnë për një burrë që endej e sillej nëpër Tiranë, sa në një kafe në tjetrën, me një gotë përpara e një laps në dorë, që ulej e shkruante vargje pa drojë… një burrë që i donte gratë, i admironte gratë, i joshte gratë dhe fliste për gratë e shkruante për gratë dhe u përulej grave.
… për një burrë bohem, të pazakontë, të çiltër, të qeshur, hokatar, për një burrë që dinte të ishte dashnor e i dashur i zemrës, që nuk njihte kufij as në jetë, as në poezi. Një burrë si ai, borgjezi i pandreqshëm, sfidanti tragjik, që i përqeshte të gjithë e i donte të tërë, që regjimi e la në burgje e vëllezërit pa shtëpi, që i shkoi kohët e lirisë ‘duke qarë vitet e humbura’ e duke shkruar për çfarë nuk i pati.
Ai burrë romanësh e filmash, që duket se është nxjerrë forcërisht prej tyre për ta plasur në një Tiranë pa ngjyrë, pa jetë, pa dritë, pa ëndrra, me frikë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU