Sot 78 vjet më parë ka lindur poeti ynë i madh, Ali Podrimja. Ndonëse më fizikisht më nuk është në mesin tonë ai do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.
Ali Podrimja, ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.
Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.
Poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.