Para se të shfaqej në Kino Armata, u diskutua për filmin “Nëntori i Dytë”

Në Kino Armata në Prishtinë është shfaqur së fundmi filmi “Nëntori i dytë”, dedikuar shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Nëntori i dytë”, është prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regjinë e Viktor Gjikës dhe skenar të Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit.

Në këtë film shfaqen përpjekjet dhe sakrificat e të parëve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ambasadori i Shqipërisë Petrit Malaj, njëherësh dhe aktor në filmin “Nëntori i dytë”, mbajti një bashkëbisedim me Drejtoren e QKK-së, Blerta Zeqiri para shfaqes së filmit.

Ndërkohë në ngjarjen e organizuar nga QKK morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, zëvendësministri i MPB-së Bardhyl Dobra, sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje Alim Rama e të tjerë artistë e artdashës.

ObserverKult  


Lexo edhe:

FILMI “NËNTORI I DYTË” NUK E PARAQET KREJT REALITETIN, HISTORIANI TREGON NDIKIMIN QË PATI KY FILM TEK SHQIPTARËT

Historiani Durim Abdullahu, tha se shumica e e njerëzve, në masë të madhe, ajo që dinë për 28 Nëntorin, është e dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”.

Sipas tij, një pjesë e asaj çka përmban ky film, nuk ka të bëjë me realitetin.

“Ndërrojnë brezat edhe sigurisht që duhet me u rifreskua edhe me u mirëmbajt ajo çfarë na dimë kryesisht për historinë, sidomos për data kaq të veçanta siç është 28 Nëntori që është në thelb dita jonë kombëtare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


entela kasi

ENTELA KASI: FLUTUR BOJËDHEU

Poezi nga Entela Kasi

Oh rruga jote, flutur në gojë dheu,
Krahët e tu vraga shiu të zi, breshëri të kuq si gjaku,
Që sot e var si bizhu në qafën e prerë nga plaga e stinës së ikun
Sot t’ kthehet qielli e bie mbi ty guri i themelit të hjekur si lëkurë e robinjës
Moti pat stinë, shi pranvere, aromë lulesh, fruta të pjekur,
gështenja t’ ëmbla, shegë t’ kuqe dhe portokall Mesdheu,
Sy ulliri, kurorë dafinash, pëllumba krahëbardhë,
Pat festa ku gratë e bukura pinin vere mjalti n’ kupa lare me ar,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult