Kroacia mund të ketë qenë favoritja absolute e internetit për Eurovizionin e këtij viti, duke mbajtur vendin e parë në parashikime për më shumë se një muaj, por tani ka një ndryshim në renditje.
Që nga publikimi i këngës zvicerane ‘The Code’ nga 23-vjeçari Nemo, tani ajo është ngjitur në krye të top-listës dhe nga shumë njerëz konsiderohet se ka shanset më të mira për të fituar.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e 32-të me rënie nga vendi i 30-të ku ishte para tre ditësh. Ndonëse jo në top dhjetëshen, Besa Kokëdhima do të japë më të mirën në skenën e Malmö-s, ku këtë vit mbahet kompeticioni muzikor.
Në vendin e tretë të basteve gjejmë Italinë, e ndjekur nga Holanda, Ukraina, Belgjika dhe Franca./ living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
JA NDRYSHON TITULLIN, ME KËTË KËNGË BESA KOKËDHIMA E PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË EUROVISION (VIDEO)
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën “Titan”, me të cilën këngë do të ngjitet në skenën e Eurovisionit këtë vit për të përfaqësuar Shqipërinë.
Kënga me të cilën fitoi Festivalin e Këngës, “Zemrën n’dorë”, ka ardhur me disa ndryshime në tekst ndërsa ajo ka njoftuar se tash kënga quhet “Titan”.
Këtë e ka bërë me dije vet Besa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar për fansat e krejt ata që besojnë te ajo se do të bëjë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
‘Doja të bëja më të mirën për fansat e mi, veten time, vendin tim dhe këdo që beson në mua! Doja gjithashtu një qasje ndryshe në Eurovision. Cilido qoftë rezultati unë do të bëj më të mirën time për të sjellë performancën më profesionale, të përkushtuar dhe më shpirt në çdo hap”, ka shkruar Kokëdhima.
Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult