Parashikimi i frikshëm i Stephen Hawking mbi Inteligjencën Artificiale

Stephen Hawking studioi gjatë gjithë jetës së tij të paarritshmen: ligjet që qeverisin universin. I tij është pretendimi se hapësira dhe koha kanë një fillim dhe një fund në Big Bang dhe vrimat e zeza, përkatësisht.

Ky njeri, në lidhje me inteligjencën artificiale, pati deklaruar prerë: “Ajo mund t’i japë fund racës njerëzore”.

“Përgjigje të shkurtra për pyetjet e mëdha” quhet libri që doli në dritë disa muaj pas vdekjes së tij, në vitin 2018. Shkencëtari hartoi një listë çështjesh, nga evolucioni teknologjik deri te krijimi i universit. Dhe në mes tyre ishte edhe inteligjenca artificiale, në kohën kur debati për rrezikun e saj ishte ende larg.

“Ne mund të përballemi me një shpërthim inteligjence që përfundimisht rezulton në makineri…”, thoshte Stephen Hawking.

Këto fjalë marrin edhe më shumë kuptim kur kombinohen me deklaratat që ai dha në një intervistë për BBC, në vitin 2014, kur nuk ngurroi të thotë se “zhvillimi i një Inteligjence Artificiale të plotë mund të nënkuptojë fundin e racës njerëzore”./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUHET TË KONTROLLOHET SI ARMËT BËRTHAMORE!

CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai tha sot se shqetësimet për zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk e lënë të flejë. Kjo pasi sipas tij, teknologjia mund të jetë shumë e dëmshme nëse përdoret gabimisht.

Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale. Të ngjashme me marrëveshjet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU