Parku i Artit, së shpejti një muze për historinë e filmit shqiptar

Tanimë që punimet për Parkun e Artit kanë nisur, ngritja e një muzeu që të rrëfejë historinë e filmit shqiptar, brenda hapësirave të ish-Kinostudios është edhe më e prekshme.

Kështu u shpreh ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, pas bisedës së sotme me presidenten e Cinecittà, Chiara Sbarigia. Drejtorin e Arkivit historik Luce, Enrico Bufalini dhe regjisorin e një nga kuratorët e MIAC (Museo Italiano del Cinema e dell’Audiovisivo, Cinecittà).

Margariti tha se “gjatë takimit parashtruam mundësitë e bashkëpunimit, marrjen e eksperiencës, ngritjet e grupeve të punës. Për të kaluar në terma konkretë për realizimin e këtij projekti. Por edhe për zgjidhjen e disa problematikave siç është restaurimi dhe digjitalizimi i arkivit të filmit”, transmeton ‘ATSH’.

Parku i Artit, do të shndërrojë hapësirën publike rreth Kinostudios në shërbim të artit dhe komunitetit. Duke i dhënë zonës një zhvillim të madh.

————————————————————————————————–

LEXO EDHE: E mbani mend Jolin me motor? Flet personazhi i filmit shqiptar: Në ’80-ën isha vajza e vetme në Tiranë që e ngisja…

Joli Agolli Paparisto është një ndër balerinat dhe koreografet shqiptare që prej 27 vitesh është larguar nga Shqipëria duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miçigan. Vend ku ka vijuar profesionin e saj dhe ka mbajtur traditën e folklorit shqiptar, valleve popullore. Duke themeluar dhe drejtuar Ansamblin e valleve “Gjergj Kastrioti”.

Por, jo vetëm, ajo ka qenë një ndër vajzat e para në Tiranë që shëtiste me motor. E për këtë, ajo ka luajtur në filmin shqiptar “Edhe kështu, edhe ashtu”. Të regjisorit Bujar Kapexhiu, e njohur në këtë rol si vajza me motor.

Joli ka qenë e ftuar në Klan ku ka folur për eksperiencën e sa në këtë film. Për profesionin si balerinë në Amerikë dhe për jetën e saj private.

Rudina Magjistari: Si lindi idea për të qenë pjesë e filmit?

Joli Agolli Pararisto: Unë isha një nga vajzat që i jepja motorit dhe motori im ishte shumë i madh. Bujar Kapexhiu donte patjetër të gjente një vajzë që t’i jepte vërtet motorit për këtë rolin dhe…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU