Parku Kombëtar i Llogorasë, vendi “magjik” që ofron detin dhe malin

Parku Kombëtar i Llogorasë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës është një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi sot mirëmëngjes me pamje nga Llogoraja duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë në fundjavë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Llogoraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet”, – thekson Rama.

Llogoraja ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele luksi.

Mjedisi pyjor në Llogora, shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh, por vetëm 1080 prej tyre janë përfshirë në territorin e Parkut Kombëtar, që mbrohet me ligj të veçantë. Mes pemëve, dominojnë pisha e zezë dhe bredhi.

MIRËMËNGJES 😊

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje nga Llogaraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet😉

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 23. Juli 2020