Pas 100 vitesh, filmi ku luajti aktori Enrico Caruso, ribashkohet me zë dhe fotografi

Njëqind vjet pas vdekjes së tij, imazhet e tenorit të madh napolitan, Enrico Caruso, janë ribashkuar me zërin e tij nga Cineteca di Bologna në restaurimin e filmit të vitit 1918, “Kushëriri im”.

Për adhuruesit e filmit dhe tifozët e Caruso, ky projekt po vlerësohet si i jashtëzakonshëm.

Sipas profesoreshës në Universitetin Degli Studi di Padova, Giuliana Muscio, ky moment është shumë i rëndësishëm, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv.

“Ne zbuluam se filmi ekzistonte dhe duket se shumë nga studiuesit dhe dashamirët e Caruso nuk ishin në dijeni se ai kishte qenë aktor në një film Fiction, i cili quhet “Kushëriri im”, ka thënë ajo.

“Ishte e mundur të sinkronizohesh dhe është një përvojë e mrekullueshme sepse në të vërtetë mund ta shihni Caruso duke kënduar këtë ari, e cila, siç e dini, ishte rekordi i parë që shiti një milion kopje ndonjëherë në botë”, ka shtuar më tutje Muscio.

Në një paralele të çuditshme me kohët moderne, publikimi origjinal i “Kushëririt tim” u shty për shkak të shpërthimit të pandemisë së gripit spanjoll.

LEXO EDHE: “House of Gucci”, çfarë dihet deri më tani për filmin “që i ka të gjitha”