Pas 12 vitesh zvarritje, restaurohet xhamia 600-vjeçare në Prishtinë

Pas 12 vitesh zvarritjeje, më në fund Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, i rikthehet komunitetit. Pjesa e brendshme është rinovuar dhe pikturat murale janë restauruar.

Ndërhyrje janë realizuar edhe në dyshemenë e xhamisë, ku janë vënë instalimet e ngrohjes dhe të ventilimit. Specialistët kanë punuar edhe në oborrin e xhamisë, duke restauruar shatërvanin, i cili gjithashtu është aset i trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Përtej komunitetit fetar, kjo kryevepër e arkitekturës është një aset i rëndësishëm në skenën e trashëgimisë kulturore të Prishtinës.

Më në fund Xhamia e Çarshisë është e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës, si edhe turistët e huaj. Ndërhyrjet që mundësuan rikthimin e saj, u kryen në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes MKRS, BIK dhe TIKA.

Xhamia e Çarshisë ose Xhamia e Gurit është një prej objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Mbi 600-vjeçare, xhamia supozohet se është ndërtuar rreth vitit 1393./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

RENOVOHET SHTËPIA E XHAFER DEVËS DHE XHAMIA E DRENOCIT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan një marrëveshje.

Për bashkëfinancim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

MKRS do të financojë dhe UNDP do të implementojë rinovimin dhe rehabilitimin e plotë të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në Komunën e Deçanit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult