“Ekzorcisti”, filmi i famshëm horror i vitit 1973, me regji të William Friedkin, do të kthehet me një pjesë të dytë. Kësaj radhe, regjia do të jetë e David Gordon Green.
Ende nuk dihen detaje mbi kastin e aktorëve dhe nisjen e xhirimeve, pasi aktualisht, regjisori është i zënë me sagën “Halloween”, trasnmeton ‘a2news.com’.
Edhe pse pritshmëritë ishin të pakta, “Ekzorcisti” pati shumë sukses dhe ka grumbulluar 441 milionë dollarë në “box office”, që e përshtatur me kohët e sotme do të ishin 1,8 miliardë dollarë. Ndoshta, për këtë arsye, producentët kanë vendosur ta rikthejnë atë që konsiderohet si një nga filmat më të suksesshëm horror.