Pas aksidentit me motoçikletë, gruaja e Gaz Pajës tregon gjendjen e tij shëndetësore

Bashkëshortja e Gazmend Pajës ka treguar gjendjen shëndetësore të aktorit një ditë pas aksidentit, transmeton ‘tirananews.al’.

Ira Seferi është shprehur se aktori nuk ka pësuar dëmtime serioze. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”, është shprehur Seferi.

Aktori u aksidentua një ditë më parë, teksa po udhëtonte me motor në rrugën e Kavajës, në momentin kur u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.K.

Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

——————————

LEXO EDHE: “U PËRLOTA KUR PASHË DOKUMENTARIN PËR XHANFIZE KEKON”, GAZ PAJA TREGON EMOCIONET E TIJ

Aktori i njohur, Gaz Paja, ka bërë emrin e tij në skenën shqiptare. Ai njihet dhe si djali i të madhit Luftar Paja, aktorit të madh të humorit.

Gazi ishte i ftuar kohë më parë në “Shqipëria Live” në një temë ku u fol për nostalgjinë e filmave.

“Duhet pranuar se tashmë publiku kërkon më shumë ndryshimin. Ndryshon koha dhe ne duhet të përshtatemi me të. Në ‘Portokalli’ ne përpiqemi që të ndryshojmë rolet tona, batutat tona dhe në varësi të publikut. Ecën koha dhe batutat duhet të jenë ndryshe”, tha ai, transmeton ‘aktoret.com’.

“Kam parë një dokumentar më parë për Xhanfize Kekon dhe e kam mbyllur i përlotur. Ajo zonjë ka punuar me shumë pasion. Kam shumë respekt. Babai im ka qenë pjesë e atyre aktorëve dhe regjisorëve të mrekullueshëm që kanë punuar me pasion të madh”, – tha Gazi ndër të tjera.