Pas Amerikës, vëllezërit shqiptarë shkëlqejnë edhe në Spanjë

Arnold dhe Artan Balla, janë dy vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë në “America’s got talent” me performancën e tyre akrobatike. E së fundmi ata kanë vendosur të sfidojnë veten edhe në një vend tjetër, tashmë në Europë.

Dy akrobatët morën pjesë në “Got Talent: All-Stars” në Spanjë, ku dhuruan emocione dhe mahnitën edhe një herë jurinë dhe publikun.

Ata pohuan para jurisë spanjolle se jeta e tyre ndryshoi pas pjesëmarrjes në “America’s Got Talent”, ndërkohë që për pjesëmarrjen në “Got Talent: All Stars” u shprehën se e shohin si një trampolinë të madh për të ardhmen.

“Jemi nga Shqipëria, por pasi morëm pjesë në ‘AGT’, bëmë një audicion shumë të mirë dhe jeta jonë ndryshoi.

U zhvendosëm në Shtetet e Bashkuara. Kështu që sonte vijmë nga Nju-York”, tha Arnoldi.

Ndërkohë Artani u shpreh se këtë kompeticion e sheh si një trampolinë për të ardhmen. “Jam këtu sepse e shikoj ‘Got Talent: All Stars’ si një trampolinë të madhe për të ardhmen time për të realizuar ëndrrën time që të hap ‘Got Talent Albania’”./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SHQIPËRIA SHKËLQEN EDHE PËRTEJ OQEANIT/DY VËLLEZËR LËNË GOJËHAPUR JURINË E “AMERICA’S GOT TALENT”

Emri i Shqipërisë në America’s Got Talent, falë vëllezërve Arnold dhe Artan Balla.

Këtë herë kanë qenë dy vëllezë shqiptarë të cilët kanë performuar në skenën e “America’s Got Talent” duke shkëlqyer me performancën e tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult