Pas Big Brother, përpak “kërset” dhuna edhe në Përputhen (Video)

Duke u marrë me Big Brother, njerëzit kanë harruar këto kohë, se ka dhe një shou tjetër, pak a shumë e ngjashme, por jo me “vip”-a.

Aty gjenden ca djem e ca goca dhe kanë për qëllim për t’i lidhur me njëri-tjetrin.

Në shumicë, niveli i tyre normalisht është nivel “rruge”. Dhe sillen edhe në televizion, kujtojmë në një televizion kombëtar dhe në një orar kur shikohet dhe nga fëmijët, sikur janë në rrugë.

Kështu ka ndodhur edhe dje, kur pas një debati për një vajzë, dy nga djemtë që janë thirrur aty, janë ngritur për t’u grushtuar live.

Moderatorja Bora Zemani, sigurisht, rrinte hapte sytë e nuk thoshte asnjë fjalë, që dy të ndalonin dhe emisioni të vijonte normalisht.

Apo t’i bënte thirrje regjisë që ta mbyllte emisionin, sa të qetësoheshin dy djemtë.

Sepse si do bëhen klikimet ndryshe…/gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

DENIS DYRNJAJA: “NË BIG BROTHER VIP QENKA FUTUR EDHE JOZEFINA TOPALLI”

Nga Denis Dyrnjaja

Në edicionin e dytë të BBV është futur për të konkurruar edhe Luis Ejli, i njohur në publik si këngëtar.

Si çdo kush që ka një profesion ka dhe një jetë private. Dhe në një segment të jetës private Luisi ka patur në të shkuarën një lidhje me vajzën e ish-Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli.

Lexoni tekstin e plotë KËTU:

ObserverKult