Këngëtarja Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, dhe të tjerët kanë etiketikuar emigrantët.
Dua Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë nga Kosova, tha se mënyra se si qeveria ka etiketuar shqiptarët të lëndon.
“Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit. Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb.
Është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë.
Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet ta bëjnë nga nevoja, nga frika për familjen e tyre,” tha Dua në një intervistë për “ Sunday Times”.
Kujtojmë që kjo kritikë e Dua Lipës vjen pasi pak kohë më parë sekretarja e Brendshme i etiketoi shqiptarët si “kriminelë” dhe se po “pushtonin” Anglinë./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
DUA LIPA FLET ME KRENARI PËR KADARENË NË LONDËR: PËRMES TIJ MËSOVA PËR FRYMËN E REZISTENCËS SHQIPTARE
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër. E atje ajo i ka bërë jehonë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Ajo theksoi se leximi e ka ndihmuar atë të kalonte kohët e ‘tensionuara’ në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.
Lipa, së fundmi ishte e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult