Pas gati dy dekadave Ferki Shala i rikthehet muzikës/ Kënga “Këto ura” vjen në versionin të ri

Vokalisti i ri i grupit TNT, Bekim Hallaqi, foli në “ABC e Mëngjesit” për rikthimin e këngës shumë të pëlqyer për publikun, “Këto ura” (I ëmbli Atdhe”), por pa vegla muzikore.

Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se kënga është risjellë duke marrë shkas edhe nga situata në Kosovë, dhe se ka një mesazh shumë të fuqishëm që lidhet me atdhedashurinë.

“Kemi risjellë këtë këngë (Këto ura) pasi kemi menduar se është koha për të. Ti sjellim popullit edhe pak atdhedashuri, pasi situata në Kosovë është pak më e vështirë siç edhe e dini”, është shprehur ai.

Ndërsa ish-këngëtari Ferki Shala në këtë intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tha se ideja për t’u rikthyer lindi nga dëshira për të bërë disa këngë të vjetra qytetare, por duke iu përshtatur mënyrës në të cilën vepron tani, pa instrumente, pa vegla muzikore.

“Më riktheu ideja për të bërë disa këngë të vjetra qytetare, por në mënyrën që unë veproj tani, pa vegla instrumentale. Por besoj ia dolëm”, është shprehur Ferki Shala.

ObserverKult


Lexo edhe:

GRUPI “TNT”: ISHE E VETMJA QË DASHUROVA (TEKSTI DHE KËNGA)

Si një hije u trete e shkove
Zemrën time pse e harrove
Pse në shpirt t’i më lëndove…
Ishe e vetmja që dashurova
Veq me ty pata aq gëzime
Tash këto ditë jam plot pikëllime…

Mos më lër më në këto mundime
Kthemi prapë ato kujtime…
Ç’faj i patëm ne këtij zoti
Që në vetmi po na shkon moti….

Tekstin e plotë dhe këngën mund ta gjeni KËTU