Pas Gjilanit, “Arti në shkolla” fillon edhe në Prishtinë

Pas fazës së parë në Gjilan ku nxënësit kanë pasur mundësi të ndjekin koncertin në kuadër të programit “Arti në shkolla”, duke filluar nga sot edhe nxënësit e Prishtinës do ta kenë këtë mundësi.

Kështu ka njoftuar Filarmonia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, derisa ka treguar se cilat do të jenë katër shkollat e para që do të mund ta ndjekin këtë koncert, dhe po ashtu çka tjetër do të ketë ky program.

“Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin e parë në kuadër të programit ‘Arti në shkolla’ në Komunën e Prishtinës. Koncerti mbahet me datë 28 shtator 2023, ora 14:00 në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë”, bëhet me dije përmes njoftimit.

Koncerti i parë i dedikohet nxënësve të klasave të 6-ta nga katër shkolla të Komunës së Prishtinës. Të enjten nxënësit do të ndjekin një program i cili prezanton disa etapa të zhvillimit të muzikës klasike në Kosovë, kjo në drejtimin e mjeshtrit Gridi Kraja nga Shqipëria.

Dirigjenti Kraja do të drejtojë Filharmoninë e Kosovës me interpretimin e veprave nga Lorenc Antoni dhe Rexho Mulliqi, deri te Valton Beqiri.

Shkollat pjesëmarrëse janë SHFMU “Elena Gjika” – Prishtinë, SHFMU “Faik Konica” – Prishtinë, SHFMU “Ali Kelmendi” – Barilevë, SHFMU “Shkëndija” – Hajvali,

Ndryshe, Filarmonia e Kosovës së shpejti ka njoftuar se do të dalë edhe me detajet për koncertet e radhës dedikuar të rinjve./ObserverKult  


Lexo edhe:

NDËRTIMI I SALLËS KONCERTALE MUND TË ZVARRITET, E KONFIRMON NËNKRYETARI I PRISHTINËS

Kur më në fund u tha se po bëhet një premtim i kahershëm i qeverisjeve komunale rrezikon të mbetet vetëm në letër.

Fjala është për sallën koncertale në Prishtinë, e shumëkërkuar dhe e nevojshme për komunitetin artistik, ndërtimi i të cilës mund të zvarritet për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Donacioni në vlerë prej 15 milionë eurosh tashmë është i pezulluar.

“Të gjitha fondet aktualisht janë në pauzë, për mos me thanë janë të ngrira fondet e BE-së për Kosovën. Kjo e atakon kryeqytetin në disa projekte. E një prej projekteve shumë të rëndësishme është edhe projekti i sallës koncertale”, tha nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


grua

ME MALL TË PRET KY SHPIRTI IM…

Nga: Napoleon Lapathiotis

Ti vjeshtë e thellë mbushur trishtim, me mall të pret ky shpirti im,
me bubullima e pika shiu,
gjethe që bien me nxitim, pasditeve mbushur trishtim,
dhe dehjen q’e kam ndjerë gjetiu…

Behar i egër pjekëtar, që djeg si furrë e ndrin si zjarr,
qiej pa re, blu pa gjëmime:
sot zemra ime s’ gjen karar, kërkon të vijë një orë më parë,
veriu me breshër e thëllime!

Atëherë i krrusur, në vetmi, mbrëmjeve, thellë në shurdhëri,
plot nostalgji do ëndërroj,
dhe do më therrë më shumë e di, si një e largët melodi,
kujtimi i verës që kaloi…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult