“Pas kësaj fotoje, ti nuk ishe më”/ Ronela Hajati- postim emocional për të atin e ndjerë…

jetoj për të ronela hajati

Ronela Hajati mori një vëmendje ndryshe, që nuk lidhej me muzikën apo pamjen, por me një humbje të madhe të saj. Këngëtarja përkujtoi së fundi nëpërmjet një postimi prekës në Instagram të atin në 10-vjetorin e vdekjes.

Këtë e bëri përmes publikimit të kujtimit të fundit që pati prej tij.

“Kjo është fotoja e fundit që kishim bashkë, sepse pas dy ditësh ti nuk ishe më. Në këtë foto ka shumë sëmundje, shëmti, trishtim, dhimbje.. ka shumë dhimbje në fakt. Por një gjë është e sigurt! Nuk ka asnjë foto që ka aq shumë dashuri sa kjo! Bëhen 10 vite që s’të kam dhe sa do doja vetëm një orë të të përqafoja pak! Kur lutem, pas Zotit te kam ty se e di që ti nuk do largohesh asnjëherë prej meje dhe e di jam njeriu që të ka dashur më shumë në botë! Të dua si përherë Busho!”, ka shkruar këngëtarja.

Artistja shpesh në intervista ka përmendur faktin se sa e lidhur ishte me të atin dhe se i mungon shumë. Marash Hajati ka qenë ish-drejtor i TVSH dhe një personalitet i medias shqiptare./bordo.al

ObserverKult


jeroj për të ronela hajati

Lexo edhe:

RONELA HAJATI FLET MË HAPUR SE KURRË: NUK KISHA LEKË PËR KLIPE, FAMILJA NUK MË MBËSHTESTE PËR MUZIKËN

Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka patur aspak të lehta. E ftuar në programin e Top Channel, “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur.

Arsyeja është tipike shqiptare: familjarët e saj nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen. Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin. Ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale, transmeton ‘revista ai’.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas. Derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult