Pas lehtësimit të masave, vizitorët rikthehen në Apoloni

Pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, vizitorët janë rikthyer në Apoloni të Fierit, në një nga parqet arkeologjike të mrekullueshme të vendit, ku natyra dhe trashëgimia kulturore janë në një simbiozë të shkëlqyer.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti ka publikuar një seri fotosh ku shihen vizitorë, që tregojnë interes për objektet arkeologjke që janë ekspozuar aty, ambientet e amfitetarit dhe që shkrepin aparatin për të fiksuar momentet e bukura nga ky park, transmeton ‘atsh’.

Me një kolazh të pasur asetesh të çmuara që nga Muzeu Arkeologjik, te Manastiri i Shën Mërisë, Monumenti i Agonotetëve, Biblioteka, Odeoni  etj parku arkeologjik ka kaq shumë për të parë dhe ngjall interes të veçantë në çdo kohë.