Pas Meksikës, filmi nga Kosova “Krahët e punëtorëve” triumfon edhe në Kroaci

Pas fitores në Festivalin e Guanajuato në Meksikë, filmi “Krahët e punëtorëve” nga Ilir Hasanaj ka fituar edhe njërin ndër çmimet kryesore të Festivalit Motovun – “Propeller Award” në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, në festivalin kryesor të filmit në Kroaci.

Regjisori i filmit, Ilir Hasanaj, me këtë rast është shprehur mirënjohës që Festivali Motovun e ka vlerësuar “Krahët e punëtorëve” me çmimin “Propeller Award”, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.

“Jemi mirënjohës dhe të nderuar të shohim se festivali kryesor i filmit në Kroaci dhe publiku i tij u prekën nga historitë e Milazimit, Liridonit dhe Fatmirit” u shpreh regjisori Ilir Hasanaj.

Filmi “Krahët e punëtorëve” sjell përvojat e punëtorëve Milazimit, Fatmirit dhe Liridonit, të cilët janë viktima të aksidenteve në vendin e tyre të punës. /gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

“KRAHËT E PUNËTORËVE” TRIUMFON NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË MEKSIKË