Pas ngjarjes tragjike, ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin

Aktori Alec Baldwin është paditur pasi vrau aksidentalisht kinematografen, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Në padi thuhet se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.

Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit, që ka ndodhur teksa është punuar në filmin “Rust”, transmeton ‘periskopi’.

Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë. Pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende këtë gjë.

Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit kinse rrethanat e xhirimeve kanë qenë të pasigurta.

Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit.

Punëtorja që ka qenë përgjegjëse për armët në film. Ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit.

—————————————-

LEXO EDHE: ALEC BALDWIN NJË THIRRJE PAS TRAGJEDISË NË SHESHXHIRIM

Alec Baldwin u ka bërë thirrje kompanive të prodhimit të filmit dhe televizionit që të punësojnë oficerë policie për të ‘monitoruar sigurinë e armëve’ në xhirime.

Në Instagram, Baldwin ndau një deklaratë të shkurtër të postuar fillimisht në llogarinë e tij në Twitter të fondacionit të tij të arteve. E cila që atëherë është bërë private, dhe tha.
“Çdo film/televizion që përdor armë, të rreme ose të tjera. Duhet të ketë një oficer policie në xhirime. Të punësuar nga produksioni, për të monitoruar në mënyrë specifike sigurinë e armëve.”

Aktori i Hollivudit, 63 vjeç, qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins. Kur shkrepi armën gjatë xhirimeve për filmin western, “Rust” në New Mexico muajin e kaluar…